Varroset Jovanka Broz në Beograd

Jovanka Broz, e veja e ish-udhëheqësit jugosllav, Josip Broz Tito, simboli i fundit i ish-Jugosllavisë komuniste që vdiq në moshën 88-vjeçare, u varros sot në Beograd pranë bashkëshortit të saj me nderime shtetërore.

Në përputhje me dëshirën e saj të fundit, Jovanka Broz e cila vdiq të dielën e shkuar pas një ataku kardiak, do të prehet në “Shtëpinë e Luleve”, mauzoleun ku u varros ish-udhëheqësi jugosllav në vitin 1980.

Kryeministri serb, Ivica Daçiç mbajti një fjalim mbi gruan që i kushtoi jetën udhëhqësit komunist e që u dekorua për pjesëmarrjen e saj në luftën antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë që Jovanka Broz jetoi në një izolim të plotë prej më shumë se tridhjetë vjetësh, zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiç u shpreh se ajo “si ish-zonja e parë e Jugosllavisë, meritonte një varrim me nderime shtetërore 

Lajme të ngjashme

Back to top button