Xhorxho Komai: Në Maqedoni dhe në Kroaci ka më së shumti rrugë dhe sheshe me emrin e Titos

Eksperti italian i shoqërive postkomuniste dhe Evropës Lindore, Xhorxho Komai ka krijuar një hartë të rrugëve dhe shesheve të cilat e mbajnë emrin e Josip Broz Titos.

Rrugët dhe sheshet i ka tubuar në një vend duke e shfrytëzuar platformën OpenStreetMap dhe GoogleMap.

Sipas tij, numër më të madh të rrugëve dhe shesheve me emrin e Titos ka në Maqedoni dhe në Kroaci.

Në BeH janë më pak, në vendin e katërt është Serbia, Sllovenia në të pestin dhe Mali i Zi në pozitën e gjashtë në kuadër të listës së ish-republikave jugosllave.

Në Maqedoni dhe Kroaci ai ka numëruar nga 24 rrugë dhe sheshe me emrin e Titos, në BeH 19, në Serbi 15, Slloveni 14 dhe në Mal të Zi 7.

“Rrugë të Titos” sot mund të gjenden edhe në Itali, Brazil, Tunis, Qipro dhe shtete të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button