Mustafa ngushëllon familjarët e viktimave në Tetovë, ofron ndihmën e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një telegrami dërguar Qeverisë së Maqedonisë, ka shprehur keqardhjen e thellë për vërshimet me pasoja në njerëz, që kanë ndodhur në qytetin e Tetovës, në Maqedoni.

Kryeministri Isa Mustafa, në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë e popullit të Maqedonisë dhe familjarëve të njerëzve që kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi natyrore.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu ka shprehur gatishmërinë e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ofrojë çdo lloj ndihme, brenda mundësive të saj, për Republikën e Maqedonisë në tejkalimin e kësaj situate.

Lajme të ngjashme

Back to top button