Shqipëri, shifra të frikshme krimesh në vetëm një muaj

Ministria e Brendshme ka publikuar sot një buletin ku pasqyron punën e Policisë së Shtetit për periudhën 17 shtator-17 tetor.

Në luftën ndaj krimit, rezulton se janë proceduar 2455 persona të dyshuar, ku janë arrestuar 441 persona, ndërsa 1836 ndiqen në gjendje të lirë. Janë evidentuar 2560 vepra penale, duke e çuar nivelin e zbulueshmërisë në 87 për qind. Gjatë këtij muaji janë kapur 187 persona të shpallur në kërkim, transmeton Telegrafi.

Sa i takon luftën kundër drogës dhe trafiqeve, janë evidentuar 183 vepra penale, ku janë proceduar 200 persona. Nga këto operacione janë sekuestruar 3.6 kg heroinë, 528.8 kilogramë marihuanë dhe janë bllokuar 24 mjete të vjedhura dhe 490 vepra arti.

Në shifra konkrete, gjatë kësaj periudhë që mbulon buletin, kanë ndodhur katër vrasje, nga të cilat janë zbuluar tre. Janë shënuar 22 vrasje të mbetura në tentativë, 18 plagosje të rënda, 118 plagosje të lehta, pesë krime seksuale, katër pengmarrje, tri raste të shfrytëzimit të prostitucionit dhe 88 kanosje.

Për sa i përket sigurisë rrugore, gjatë periudhës 17 shtator-17 tetor kanë ndodhur 171 aksidente.

Lajme të ngjashme

Back to top button