Nigeri: Ushtria shpëton 178 njerëz nga Boko Haram

Ushtria nigeriane ka deklaruar se ka arritur të shpëtojë 178 njerëz nga grupi militant Boko Haram në veri të shtetit Borno, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Në një njoftim lëshuar të shtunën, thuhet se 101 nga të liruarit ishin fëmijë dhe 67 ishin gra.

Në kumtesë nuk thuhet se vajzat e kidnapuara nga një shkollë në Chibok në prill të vitit 2014 ishin në mesin e tyre.

Ushtria gjithashtu ka thënë se komandanti i Boko Haram ishte kapur dhe se disa kampe janë liruar.

Grupi terrorist Boko Haram ka vrarë 5500 civilë që nga viti 2014.

Më shumë se 200 vajza nga Chibok janë të zhdukura, për më shumë se një vit qysh kur janë kidnapuar nga shkolla e tyre në veri të Nigerisë. Shumë nga to ishin të krishtera.

Në tetorin e kaluar qeveria kishte deklaruar se ka arritur të sigurojë një marrëveshje për armëpushim dhe për lirimin e vajzave të kidnapuara nga Chibok, por Boko Haram e kishte mohuar se ata ishin marrë vesh për diçka të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button