Spanja mund ta ketë fatin e Greqisë

Spanja mund të bëhet si Greqia, nëse ndiqen të njëjtat politika shtrënguese ndaj vendit, është shprehur ish-ministri grek i Financave, Janis Varufakis, në një intervistë të publikuar të dielën.

Varufakis, një ekonomist me ide jokonvencionale për zonën euro dhe ristrukturimin e borxhit grek, dha dorëheqjen një ditë pasi Greqia votoi kundër kushteve për programin e ndihmës nga kreditorët në referendumin e mbajtur më 5 korrik. Mirëpo, më vonë, Qeveria greke pranoi kushtet edhe më të ashpra, pas samitit të Eurozonës, më 12 dhe 13 korrik.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, e ka përdorur krizën financiare greke si një argument për të promovuar menaxhimin e krizës nga Qeveria e tij. Sipas partisë konservative të tij, Partisë Popullore, nëse partia e ekstremit të majtë, Podemos, një aleate e ngushtë e Syrizës në Greqi nxit një ndryshim të kursit të ekonomisë pas zgjedhjeve, kjo mund ta çojë Spanjën drejt krizës. /Shekulli/

Lajme të ngjashme

Back to top button