Aventura e 4 shqiptarëve: Shkojnë me pushime në Greqi, përfundojnë në burg

Shqiptarët janë të njohur në të gjithë botën për ide “inovative” ndoshta edhe pak djallëzore. Këtë kanë menduar edhe 4 të rinj nga Shqipëria të cilët kanë ndërmarrë një aventurë të vërtetë në Greqi.

Ata janë nisur për pushime në ishullin e Parosit në Greqi, por shpejt do të përfundonin në qelitë e burgut.

Ata kanë menduar të përdornin kartëmonedha të falsifikuara për të blerë produkte dhe shërbime të ndryshme në këtë ishull. Policia greke ka identifikuar grupin e shqiptarëve pasi u kapën duke paguar me para false teksa ishin me pushime.

Në prangat e policisë ranë dy të rinjtë shqiptarë 25 vjeç dhe 27 vjeç si dhe janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tyre 26­ vjeçarë. Gjatë arrestimit, dy shqiptarëve iu gjetën 50 euro të falsifikuara. Policia greke ka vendosur t’i etiketojë të rinjtë si grup të strukturuar të cilët blenin produkte të ndryshme, kryesisht kafe dhe ushqime të cilat i paguanin me eurot e falsifikuara.

Ndaj katër shqiptarëve rëndon akuza e falsifikimit të kartëmonedhave dhe pjesëmarrjes në një organizatë kriminale. Nisur nga akuzat e ngritura, të rinjtë shqiptarë rrezikojnë deri në 20 vite burg./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button