Kerry: SHBA do të vazhdojë të mbështesë ushtarakisht Egjiptin

Sekretari i Shtetit John Kerry, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin ushtarikisht Egjiptin, raporton Anadolu Agency (AA).

Kerry në një fjalim të mbajtur në sesionin e parë të takimit të Dialogut strategjik SHBA-Egjipt të mbajtur në Kajro ka theksuar se “vendi i tij do të vazhdojë të japë ndihmën në trajnime dhe me pjaisje ushtarake si avionë luftarakë F-16 dhe helikopterët Apache”.

Ndërsa nga ana tjetër Ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptit, Samih Shukri në fjalimin e tij ka thënë se “Shpresojmë që edhe SHBA të përfitojë dhe të vazhdojë kontributin e saj për mundësitë në ekonominë egjiptiane të cilat ofrojnë të ardhme me ligjin e ri të investimeve dhe në projektin e kanalit të Suezit i cili i shërben sigurisë së dy vendeve, në fushat bashkëpunimit ushtarak si dhe në fushat e tjera aktive”.

Shukri i cili ka vënë në dukje se dialogu strategjik mes SHBA dhe Egjitit do të përgatisë terrenin për ndërtimin e marrëdhënieve dhe realizimin e interesave të përbashkëta ka thënë: “ai gjithashtu do të sigurojë edhe bashkimin kundër rrezikut të terrorizmit i cili ka kërcënon sigurinë e Lindjes së Mesme dhe të dy vendeve”.

SHBA me 30-31 korrik i ka dorëzuar Egjiptit 8 avionë F-16, si dhe në një deklaratë të Ambasadës së SHBA në Kajro është njoftuar se edhe 4 avionë luftarakë F-16 do ti dorëzohen Egjiptit në vjeshtë, ndërsa do të vazhdojnë mbështetjet për mirëmbajtjen e tyre si dhe në trajnimin e personelit të forcave ajrore dhe të pilotëve.

Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Egjipti me ndihmën ushtarake prej 1.3 miliardë dollarë që merr është vendi i dytë pas Izraelit që merr ndihmë ushtarake më shumë nga SHBA.

Takimi në fjalë mes SHBA dhe Egjiptit mbart cilësinë si takimi i parë i Dialogut Strategjik për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të mbajtur që nga viti 2013 pas rrëzimit nga pushteti me grusht shteti të presidentit të parë të zgjedhur me votë të lirë, Muhammed Mursi.

Lajme të ngjashme

Back to top button