Disa shprehi të këqija që nuk duhet bërë

Ne të gjithë duam të jemi të lumtur dhe shpesh flasim se sa shumë e duam lumturin, por ende vazhdojmë t’i përsërisim shprehitë e këqija çdo ditë.

Mënyra më e mirë për të arritur lumturinë është duke eleminuar gjërat që nuk janë duke na shërbyer për të mirë.

Ja lista e disa shprehive që nuk duhet t’i bëni, dhe do të keni jetë më të lumtur.

1.Ndaluni së ankuari për atë se çfarë ju mungon. Më mirë bëhuni falënderues për atë çfarë keni.

2. Ndalni dridhjet për personat që doni. Më mirë tregoni çfarë ndjeni nga brenda.

3. Ndaloni së krahasuari veten me të tjerët, sepse ju kurrë nuk do të jeni shumë të mirë. Më mirë fokusohuni në fuqitë tuaja dhe shkëlqeni.

4. Ndaloni së kritikuari të tjerët. Më mirë pranoni imperfeksionin tuaj dhe të të tjerëve.

5. Ndaloni së jetuari në të kaluarën. Më mirë falni veten dhe ata që ju kanë shkaktuar dhimbje dhe ecni përpara.

6. Ndaloni së kërkuari aprovimin e të tjerëve për ju, sepse gjithmonë do të ndjeni se po ju mungon diçka. Më mirë besoni në vete dhe fokusohuni në atë çfarë ju bën të lumtur.

7.Ndaloni së fajsuari të tjerët për mos lumturinë tuaj, sepse ju jeni autori i jetës suaj. Më mirë bënin planin e jetës që dëshironi.

8. Ndaloni së munduari vetën kur bëni gabime. Më mirë përdorni gabimet si raste me të cilat ju rriteni dhe forcoheni.

9. Ndaloni se rëni pre e shprehive të këqija. Më mirë krijoni shprehi të reja që do t’ju ndihmojë t’i arrini qëllimet e juaja.

10. Ndaloni së kaluari jetën në Facebook ose TV. Më mirë gjeni pasione të reja të cilat do të ushqejnë shpirtin tuaj.

11. Ndaloni së jetuari ëndërrat e të tjerëve. Ne vend të kësaj, gjeni ëndërat tuaja dhe ndihuni të gjallë përgjithmonë.

12. Stop ngutisë! Më mirë fokusohuni në çdo moment sepse ju keni gjithë jetën tuaj për të përfunduar detyrat tuaja.

13. Ndaloni së brengosuri për gjithçka. Më mirë fokusoheni në çdo moment dhe kështu nuk do të humbni asnjë mrekulli.

14. Stop rrënkimit. Më mirë fokusohuni në atë çfarë dëshironi dhe merrni masa për atë.

15. Stop kontrollimit të të tjerëve. Më mirë vlersoni njerëzit për atë çfarë janë dhe kush janë.

16. Ndaloni së menduari se jeni më i mençuri. Më mirë vlerësoni më të mirën e të tjerëve dhe punoni me ta për të krijuar një botë me harmoni.

17. Ndaloni së tentuari t’i impersiononi të tjerët. Më mirë bëhuni vetvetja dhe lejoni njerëzit e tjerë t’ju duan për atë çfarë jeni.

18. Ndaloni së shoqëruari me njerëz negativ, sepse ata vetem do t’ju lënë mrapa. Më mirë shoqërohuni me njerëz pozitiv dhe të hapur të cilët ju vlerësojnë dhe ju mbështesin në zhvillimin tuaj.

19. Ndaloni së thëni PO çdo gjëje. Më mirë ngrituni për veten tuaj dhe thuani JO me butësi, për mëshirën e të gjithëve.

20. Ndaloni së garuari për sukses. Më mirë kuptoni që bota ka mjaft për të gjithë.

21. Ndaloni së friksuari për të bërë hapin e parë. Më mirë fitoni shumë fuqi dhe besim në procesin e jetës. Çdo gjë ndodh për një arsyje “të mirë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button