Veljanovski: Asnjë bombë politike nuk ka aq tym sa të mjegullohen veprat tona

Besoj se do të kemi sukses të hapim perspektivë të re demokratike me mbarimin e verës. Besoj që kthimi i opozitës do të jep rëndësi plotësuese në Parlament. Në të vërtetë, parlamenti është institucioni ku kryqëzohen idetë për ta filtruar projektin e të së vërtetës, dhe nuk është institucion  ku minohen themelet demokratike të shtetit. Asnjë bombë politike nuk mundet mjaftueshëm të bëjë tym, për t’i mjegulluar veprat e vërteta. Asnjë bombë politikë nuk mundet të bëj aq tym politik me të cilën do të mbulohen subvencionet e fermerëve, ndërtimin e kilometrave autostradë, vendet e reja të punës, investimet  dhe gjithçka tjetër pozitive, tha sot kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski gjatë fjalimit të tij në manifestimin në Kompleksin Memorial, në fshatin e Kumanovës Pelincë.

“Maqedonia ka treguar se ka kapacitet të mbahet më rëndesat e problemit të cilat dalin nga autonomia e saj, Veljanovski bëri thirrje në bashkëpunim dhe dialog mes partive politike dhe theksoi se fundi i verës do të hapë perspektivë të re demokratike. Nuk ekziston mënyrë tjetër, siç tha ai, përveç dialogut për zgjidhjen e pengesës për integrimet euroatlantike, të cilat do ta çojnë në përparim të mëtutjeshëm shtetin, ata mbesin prioritet”, shtoi kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.

Ilindeni, sipas Veljanovskit, është pikëreferimi e cila e kryqëzon të kaluarën dhe të ardhmen e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button