Nuk fshihen gjurmët e masakrës së “xhumasë së zezë” në Gaza

Palestinezët nuk kanë harruar nga memoriet e tyre kujtimet e hidhura të “xhumasë së zezë” ku humbën jetën 135 persona. Ndërkohë sot është përvjetorin e masakrës e cila u kryen në qytetin Refah vitin e kaluar si kundërpërgjigje për rrëmbimin e një ushtari izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetari 71 vjeçar dëshmitar i masakrës Mustafa el-Xhezzar në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se pamjet e masakrës së kryer në Refah nuk janë fshirë nga memoria dhe se dhimbjet e përjetuara janë ende të freskëta në memorin e tij.

Xhezzar thekson se nga sytë e tij ende nuk janë fshirë pamjet ku mjetet ushtarake izraelite qëllojnë shtëpitë, trupat e shpërndarë nëpër rrugë dhe zhurmat e predhave të lëshuara ngado, përpjekjet e fëmijëve për tu fshehur nëpër rrugë. Ai shprehet se që kur ka ardhur në këtë botë në vitin 1994 e deri tani nuk ka përjetuar ditë më të këqe të ngjashme me të.

Xhezzar ka shpjeguar më tej ngjarjet ku ai ka qenë i pranishëm: “Peizazhi ishte i tmerrshëm; rrugëve gjendeshin trupat e pajetë dhe pjesë të tyre përreth, gjaku i dëshmorëve që derdhej nëpër rrugë, të plagosurit që kërkonin ndihmë, sirenat e ambulancave që nuk vinin dot për arsye të sulmeve dhe ato që përpiqeshin të merrnin trupat me karroca dhe mortoçikleta…Në çdo sekondë kishte bobardime të topave dhe situata më e keqe që kam parë me sytë e mij ka qenë ajo kur pserona në lindje të qyetit që mundoheshin të largoheshin u bënë pre e sulmeve të topave dhe avionëve izraelitë ku dhe mbetën të vrarë. Numri i tyre ishte mbi 70 persona, ku fytyrat e tyre ishin të mbuluara me frikë. Shumica e tyre humbën jetën ranë dëshmorë kur avionët izraelitë qëluan një shtëpi në afërsi të vendit, ndërsa disa të tjerë u qëlluan drejt përdrejt nga avionët”.

Xhezza i cili shpreh se “Pjesët e trupave të të vrarëve u shpërndanë në një zonë prej  të paktën 200 metër katror” ai thekson se forcat izraelitë më pas u tërhoqën nga qyteti duke lënë prapa të vrarë dhe shtëpi të shkatërruara.

Ndërsa Halid Mi’raxh shefi i emergjencës në spitalin Shehit Muhammed en-Nexhar në qytetin Refah përjetimet në ditën e “xhumasë së Zezë” ai i shpjegon kështu: “Ishte një ditë shumë e vështirë për ne. Në spital vinin nga të gjitha anët trupa të pajetë të dëshmorëve dhe të plagosurve nga sulmet tokësore dhe ajrore. Korridoret e spitaleve ishin të tejmushura me trupa ku atë ditë humbën jetën mbi 135 palestinezë duke përfshirë gra e fëmijë. Edhe mjekët me përvojë në shërbimin e emergjencës nuk mundën të kryenin të gjithë mjekimet e duhura të të plagosurve, ku një mjek ishte i detyruar të mjekonte disa persona njëkohësisht”.

Edhe Amnesty International të enjten e shkuar në lidhje me sulmet e ndërmarra në qytetin Refah si kundërpërgjigje për rrëmbinin e një ushtari izraelit publikoi raportin me titull “Xhumaja e zezë: Masakra e 2014 e kryer në Refah në krizën Izrael-Gaza”.

Në raport theksohet se Izraeli ka ndërmarrë sulme tokësore dhe ajrore sistematike të qëllimshme në qytetin Refah në jug të Gazas dhe si pasojë e kësaj humbën jetën 135 persona civilë. Në raport gjithashtu u theksua se ka prova të forta se forcat Izraelite kanë kryer krime lufte.

Lajme të ngjashme

Back to top button