Unikatili dis edhe Getit: Ti s’je i rrallë, ti je veç budallë (Video)

Kënga e re Unikkatilit ka arritur që shpejtë të “shpërthejë” në rrjetet sociale, ku edhe kanë dalur “teoritë” e para për kunjat që ka “lëshuar” këngëtari në këngë.

Unikkatil në këngën që u lansua mbrëmë i ka kushtuar një rresht edhe reperit rival Getoar Selimi.

“Njeri i rrallë, karrierë jo përallë”, është pjesë e këngës “High 2″ të Getit me grupin e tij “Babastars”.

Ndërsa, Unikkatili në këngën e re i përgjigjet kështu: “Ti nuk je i rrallë dost, ti je veç budallë, m’kanë kallxu qysh keshin kur teton kur kom nejt te ti në mahallë”.

Se a i është kushtuar kjo pjesë Getit? Këtë u lëmë juve ta gjykojeni…

Lajme të ngjashme

Back to top button