Hiqen rekomandimet për lirimin e obligimeve të punës të vendosura për shkak të motit të ngrohtë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot mori vendim për heqjen e rekomandimeve për lirimin nga obligimet e punës, si dhe heqjen e restriksionit të kohës së punës për kryerjen e punëve ndërtimore në ambient të hapur, të cilat duhej të vlejnë deri më 4 gusht.

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se rekomandimet hiqen për shkak të paralajmërimit nga meteoalarmit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike se gjatë tri ditëve të ardhshme do të ketë zvogëlim të temperaturave në tërë shtetin. Shërbimet kompetente do të vazhdojnë në mënyrë të vazhdueshme ta ndjekin gjendjen dhe të ndërmarrin masa në pajtim me kushtet kohore

Lajme të ngjashme

Back to top button