Ndalesë për lëvizje në pyje, dënimet 2.000 euro

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) i përkujton qytetarët se ende është në fuqi kufizimi për lëvizje në pyje dhe zonat pyjore.

Kufizimi vlen për të gjithë prej 22 korrikut deri më 5 gusht të vitit 2015 në terminin prej orës 7:00 deri në orën 17:00, përveç nëse personi nuk ka marrë leje adekuate nga Ndërmarrja Publike për ekonomizim me pyjet shtetërore “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet të cilat menaxhojnë me rajonet e mbrojtura.

“Ky kufizimi nuk vlen për të punësuarit në Ndërmarrjen Publike për menaxhim me pyjet shtetërore “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet që menaxhojnë me zonat e mbrojtura, e as për ture të organizuara turistësh të cilët i vizitojnë pyjet dhe parqet nacionale shoqërim të përfaqësuesit të NP “Pyjet e Maqedonisë” apo Parqet nacionale”, thekson MBPEU.

Për mosrespektim të ndalesës, personat fizik  të cilët do të hasen në pyje pa leje , do t’u shqiptohet gjobë prej 1.500 deri 2.000 euro.

MBPEU përkujton edhe se është e ndaluar djegia e kallamishtit, barërave të këqija apo mbeturinave të tjera bimore në vendet për gjueti he mbeturina të tjera bujqësore në tokë bujqësore, si masë preventive për mbrojtje nga zjarret në pyje. Për mosrespektim të dispozitave nga kjo ndalesë parashihet gjobë në vlerë prej 1.500 deri 3.000 euro.

Me pyjet për qëllime ekonomizimi në Republikën e Maqedonisë menaxhojn NP “Pyjet e Maqedonisë” me 30 filiale, ndërsa me pyjet për qëllim të posaçme menaxhojnë NP Parqet nacionale “Mavrovë” , “Pelister” dhe “Galiçicë”  NP “Jasen” – Shkup si dhe NP “Paqe dhe gjelbërim” – Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button