Edhe një skuadër e Premier Ligës e dëshiron Shaqirin

Pasi e kërkuan më herët Evertoni e Stoke City, Xherdan Shaqiri thuhet se ka edhe një ofertë nga Premierliga Angleze. Crystal Palace është skuadra e fundit që po e kërkon superyllin kosovar.

Alan Pardew, trajneri i kësaj skuadre thuhet se e ka futur Shaqën në objektivat e transfereve deri në fund të afatit kalimtar.
Në fillim të javës së ardhshme, Shaqiri me agjentin e tij pritet ti shqyrtojnë ofertat një nga një para se të marrin një vendim të fundit për të ardhmen e tij.

Megjithatë e ardhmja e Shaqirit thuhet se varet direkt nga Ivan Perisic, lojtar të cilin Interi po e kërkon me çdo kusht në merkato.

Lajme të ngjashme

Back to top button