Bexheti më në fund prononcohet për Kezharovskin

Ministri për Drejtësi i Maqedonisë, Blerim Bexheti, në lidhje me kërkesat e SHGM-së për abolicimin e Kezharovskit më në fund u prononcua.

‘Unë një herë jam prononcuar për këtë rast dhe mbetem me qëndrimin e njëjtë. Tani për tani nuk ka arrit deri në Ministri ndonjë kërkesë e re nga SHGM-ja’ tha Bexheti për Portalb.

“Me vëmendje e kam shqyrtuar edhe iniciativën, kam një respekt të posaçëm për SHGM-në, por duke i ndjekur me vëmendje rastet e tilla, duhet të jemi të kujdesshëm të mos bëjmë precedenttë panevojshme në procese gjyqësore, duke pasur parasysh se tani më procesi për rastin Kezharovski është në procedurë gjyqësore, nuk është në fazën e hetuesisë. Kjo është arsyeja pse me vëmendje shumë serioze jemi duke e shqyrtuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe do të njoftojmë opinionin. Por, raste të tilla ka të rralla, kur veç është në procedurë gjyqësore të kërkohet abonim”, tha Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë. (1 tetor 2013)

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kohë më parë ka kërkuar nga Ministri Bexheti që të nis procedurën për abolimin e gazetarit Kezharovski, por ka hasur në vesh të shurdhër.
SHGM-ja, gjithashtu dje i ka dërguar letër kryeministrit Nikolla Gruevski që në mbledhjen e parë të qeverisë të diskutojnë dhe të falin Kezharovskin./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button