Biznes ide e gjelbërt maqedonse fitoi 10 000 dollarë në garë rajonale

Për herë të parë Maqedonia fiton me biznes ide të gjelbërt në garën rajonale Filantropi nëpërmjet ideve të gjelbërta”, që këtë vit u mbajt në Bogë, Kosovë prej 24-27 korrik nën organizimin Fondacionit të Vëllezërve Rokfeler nga SHBA-të dhe që organizohet që katër vite tashmë.

Bartësi i idesë është Kooperativa e parë e konsumatorëve të ushqimeve organike-Toka jonë e mirë” që konkuroi me projekt për mbështetjen e bujqëve të vegjël e të margjinalizuar që prodhojnë ushqim jo të trajtuar kemikisht.

Në forum garuan gjithsejt 15 biznes ide të gjelbërta nga 5 shtete ballkanike, edhe atë: Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Sërbia. Përveç idesë fituese nga Toka jonë e mirë”, nga Maqedonia, fitoi edhe ideja sërbe për Eko-kamp me shtëpiza prej druri” dhe e Malit të Zi për Kopsht Eko-logjik”. Tre biznes idetë më të mira do të fitojnë mbështetje financiare prej 10 000 dollarëve.

 „Veçanërisht na vjen mirë që këtë vit për herë të parë e sollëm çmimin rajonal të Fondacionit të Vëllezërve Rokfeler për filantropi dhe ide të gjelbërta në Maqedoni! Përvoja prej garave në nivel kombëtar e deri te fitimi i çmimit në Kosovë ishte fantastike, nga më shumë aspekte. Në nivel kombëtar – nga zemra faleminderojmë ARNO-n për organizimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen e ngrohtë që na e dhanë gjatë gjithë kohës. Në nivel rajonal – ndjejmë se me pjesëmarrësit tjerë dhe me organizatorët kemi bazë të përbashkët, vlera dhe besim – në fuqinë dhe ndikimin e “ideve të gjelbërta” dhe potencialin e tyre për ndryshime në shoqëri. Na duket se ky është fillimi për shumë ndërlidhje të gjelbërta rajonale!

Çmimi për ne është hap shumë i rëndësishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të „Toka jonë e mirë” në sferën e qëndrueshmërisë – element shtesë ky shumë i rëndësishëm në “ekuacionin” e ushqimit organik në Maqedoni” – tha Biljana Filipovska, themeluese e „Toka jonë e mirë”.

„Shumë jemi të lumtur që më në fund, pas 4 viteve pjesëmarrje, kemi fitues maqedonas në garën rajonale dhe me të vërtetë jemi krenarë në suksesin e „Toka jonë e mirë”. Duhet të përmendim se në forum shkëlqyeshëm u prezentuan edhe „Ferma jonë” nga Shkupi, me idenë për tu rritur në fermën e parë biodinamike për prodhimin e vezëve, dhe shoqatën „Ambrozija” nga Pehçeva me idenë për krijimin e pilot makinës për prodhimin e peletave nga bio-mbeturinat. Si organizatë që njeh dhe beson se idetë e mira duhet të mbështeten, ne nuk do të ndalemi këtu, duke festuar vetëm për idenë fituese, por do të mundohemi të sigurojmë fonde kombëtare për mbështetjen e ideve tjera. Shpresojmë se në vitin e ardhshëm në garën rajonale do të ketë pjesëmarrje edhe më të madhe, dhe se do të sigurojmë mjete edhe për fituesit në nivel nacional. Besojmë edhe në potencialin tonë dhe shpresojmë se prej tash e tutje, do të shënderrohet në traditë që Maqedonia të sjell çmime nga gara rajonale dhe të jetë shembull për të tilla përralla të vogla e të suksesshme në fushën e ekonomisë së gjelbërt.” – tha Irina Janevska, kryetare e „ARNO-s”.

Idetë tjera fituese janë nga Sërbia – ndërtimi i Eko-kampit me shtëpiza prej druri me qëllim të zhvillimit të turizmit, ruajtjes së ambientit njerëzor dhe përmirësimit të mirëqenies së komunitetit lokal, dhe nga Mali i Zi – kopshte ekologjike me qëllim të krijimit të mundësisë dhe vendit që entuziastët dhe dashamirësit e natyrës të mblidhen dhe nëpërmjet praktikimit dhe mësimit të kopshtarisë organike, të përmirësojnë kualitetin e jetës së njeriut bashkëkohor.

Idetë që garuan ishin shumë të ndryshme për nga lloji i tyre, duke filluar nga mbledhja e bimëve aromatike e shëruese dhe frutave të malit për prodhimin e çajrave natyral në Kosovë, prodhimin me dorë të sapunëve organik nga bimët vendore në Shqipëri, rindërtimin e mullinjëve të vjetër në Serbi, riparimin dhe dizajnimin e mobiljeve të vjetra duke i transformuar ato në diçka të re, të dobishme, të bukur dhe përsëri funksionale (Serbi), deri te makina për shtypje 3D duke përdorur plastikë biodegraduese (Kosovë), fitimi i biogazit nga ferma të pulave (Kosovë), çanta të punuara me dorë dhe shalle me ilustrime të princeshave të Malit të Zi, turizëm rural nëpërmjet promovimit të turneve për vrojtimin  e shpendëve (Shqipëri).

Lajme të ngjashme

Back to top button