Recension: LSDM-ja e përmirëson programin me të cilin humbi me mbi 150.000 vota dallim

Ky është një tekst tepër manipulues dhe tendencioz, për të cilin shumë lehtë mund të thuhet edhe se është i anshëm politkisht. Qëllimi kryesor i autorit është se LSDM-ja, në zgjedhje e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen në prill të vitit të ardhshëm, do të humbë njëlloj sikur vitin e kaluar – me dallim të madh, pa theksuar në këtë rast se prej ku e nxjerr përfundimin e tillë, në bazë të cilave analiza dhe hulumtime?

СДСМ ја надградува програмата со која изгуби со над 150.000 гласа разликаLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja e përmirëson programin me të cilin humbi me mbi 150.000 vota dallim

Data dhe koha e publikimit: 27.07.2015

Data e recensionit: 28.07.2015

Recenzuese: Аna Anastasovska

Manipulimi mund të shihet që në titull: “LSDM-ja e përmirëson programin me të cilin humbi me mbi 150.000 vota dallim”, gjegjësisht që në fillim shihet se teksti ka tendencë ta paralajmërojë humbjen zgjedhore të opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

“Me masa të reja të propozuara nga qytetarët në tribuna dhe gjatë takimeve të drejtpërdrejta, LSDM-ja do ta plotësojë programin e vjetër. Tani për tani nuk ka ndonjë ide konkrete se çka do të ndryshohet ose çka do të përmirësohet, dhe në cilët sektorë do të veprohet. Së paku e tillë është përshtypja që fitohet nga përgjigja që e morën nga partia kur pyetëm për detaje. Në valën e përgatitjeve intenzive të përmirësimit të dytë të “Zgjidhjeve për Maqedoninë”, me të cilin Zoran Zaevi i humbi zgjedhjet e fundit me mbi 150.000 vota dallim, nga partia janë pa përgjigje se në cilat postulate do të bazohet plotësimet, mirëpo duke u arsyetuar se për gjithçka do të informohemi me kohë.”

Është e qartë se ky është një interpretim paushall  autorit, i cili nuk është mbështetur me asgjë. Gazetari ka kërkuar informatë, për të cilën nuk ka marrë detaje dhe sipas mendimit të tij, ka ardhur në përfundim se LSDM-ja përsëri do të humbë në zgjedhje. Çfarë nebuloze! Qëndrimi dhe pikëpamja personale mund të jepen në ndonjë koment ose kolumnë, e jo edhe në tekst gazetaresk. Sigurisht se në LSDM nuk kanë qenë të gatshëm të zbulojnë detaje, mirëpo kjo nuk do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme do të dalin me programin e vjetër dhe se për këtë shkak do të humbin. Këtu është më se e qartë se nuk bëhet fjalë për transmetim të informatave, por për hedhje falli.

“Nga LSDM-ja, zyrtarishz informuan se platforma e re do të përmbajë plotësime dhe zgjidhje të reja që do të sjellin jetë kualitative dhe më të mirë për çdo qytetar.”

Pikërisht ashtu. Ka deklaratë zyrtare nga LSDM-ja dhe do të mjaftonte që ajo të transmetohet dhe të theksohen faktet e konstatuara, e jo të bëhen parashikime. Diçka që nuk është publikuar, siç është në këtë rast programi i ri i partisë, automatikisht nuk mund të jetë subjekt i cilësdo qoftë analize, e aq më pak të nxirren përfundime. Zakonisht pritet që partitë t’i publikojnë programet, e pastaj gazetarët i analizojnë ato, mirëpo edhe atëherë nuk mund të thonë se cili program apo cila parti do të fitojë. Këtë, megjithatë, në fund e vendosin votuesit.

Është më se e qartë se bëhet fjalë për tekst të anshëm, i cili ka për qëllim që ta nxijë LSDM-në opozitare dhe ta shpallë si humbës. Mirëpo, teza e këtillë, e bazuar në parashikime dhe në pikëpamje personale, nuk qëndron, por shërben vetëm lyerjen e syve të lexuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button