Tallen qytetarët me anijet në Vardar, do të lundrojnë deri në Pustec

Vazhdojnë gerila akcionet si kritikë e projektit “Shkupi 2014” transmeton A1on.mk.

Këtë herë në barok galerat është vendosur orari i nisjes, në të cilat ata do të lundrojnë në destinacione të ndryshme.

Orari është i Ndërmarrjes publike për Lundrim në Shkup dhe “Spiranca e Anijes”, e cila është një degë e JSP Shkup.

Përveç lundrimeve të vendit – Veles, Ohër, Gjevgjeli, Strugë ka edhe lundrime periferike deri në Zelenikovë, Matkë, kaskada Vllae, Treskë dhe lumi i Mavrovës, ndërsa në orarin e lundrimit ka edhe lundrime jashtë vendit, në Pustec dhe Pogradec prej ku edhe vijnë një numër i madh i qytetarëve sidomos në ditën e votimeve. Në destinacionet ndërkombëtare, ka lundrime edhe për në Selanik.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button