“Vera e Ohrit”: Koncert i treshes shqiptare Tërshana, Sahatçiu dhe Guralumi

Programi muzikor i edicionit të sivjetmë në “Verën e Ohrit” vazhdon me koncertin e sontëm të artistëve shqiptarë – pianistja Merita Rexha Tërshana, violinisti Klaidi Sahatçi dhe violonçelisti Pjetër Guralumi, i caktuar për në orën 21:00 në kishën katedrale “Shën Sofia”. Në program janë veprat e Mocartit, Frankut dhe Mendelsonit.

Pianistja Merita Rexha Tërshana është një ndër artistët më aktiv të muzikës në Republikën e Shqipërisë. Gjatë karrierës së saj ka marrë pjesë në shumë vende në Evropë, ndërsa më të rëndësishme janë performancat e saj në festivale, midis të cilave “Shlezvik-Holshtajn” në Gjermani, “Bregenzer festshpile” në Austri, festivali i Kosovës “Kamerfest” etj. Repertori i saj përfshin vepra nga letërsia e pianor që daton që nga koha e barokut e deri në muzikën bashkëkohore të shekullit të XXI. Në koncertet e sak shpesh mund të dëgjohet interpretim premierë të veprave nga kompozitorë shqiptarë, ndërsa ka nxjerrë edhe disa kompakt-disqe me muzikë shqiptare. Është fituese e shumë çmimeve, midis të cilave edhe çmimin “Interpretimi më i mirë i vitit” për vitin 2009.

Tingulli i pasur i instrumentit të saj, si dhe eleganca dhe emocionet me të cilat i realizon veprat gjatë interpretimit të tyre e vendosin violinistin Klaidi Sahatçi në një prej instrumentalistëve më të shquar të gjeneratës së tij. Përvojën e tij e përjetoi në Itali me Orkestrën simfonike kombëtare italiane në televizionin RAI. Ka marrë pjesë me një numër të madh orkestrash të njohura, nën dirigjimin e dirigjentëve eminentë nga tërë bota. Ka qenë koncert-maestro në shumë orkestra të njohura, si Orkestër kombëtare në Lion, Orkestra kamertale në Curih, Orkestar e teatrot “La skala” në Milano etj, ndërsa në vitin 209 e ka marrë vendin prestigjioz – koncert-maestro i parë i orkestrës “Tonhale” nga Cyrihu. Si interpretues kamertal, ka bashkëpunuar me shumë muzikantë me renome.

Violonçelisti Pjeter Guralumi ka diplomuar në Akademinë për arte në Tiranë, në klasën e profesorit Gjergj Antoniu. Që nga viti 1997 është mysafir nderi në shkollat e maestrove, të cilat i mbajnë disa nga violonçelistët më me renome në botë. Guralumi ka marrë pjesë si solist dhe si muzikant kamertal, duke interpretuar vepra, jo vetëm nga repertori tradicional, por edhe nga muzika bashkëkohore shqiptare dhe evropiane. Ka marrë pjesë në shumë festivale të njohura në Shqipëri, por edhe në SHBA, në Itali, në Austri, Në Zvicër, në Francë dhe në disa vende tjera. Është fitues i shumë çmimeve të garave kombëtare dhe internacionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button