Diskutabiliteti lidhur me legjitimitetin e kryetarit të BFI-së

Të jesh në krye të një institucioni duheni të keni legjitimitet jo vetëm nga disa njerëz apo përkrahës që për interesat e tyre personale i mbyllin sytë para të vërtetës ashtu njëjtë siç i mbyllën veshët e tyre para një sharje banale nga i quajturi Reis ulema, Sulejman Rexhepi, por është parim se legjitimiteti buron nga gjithë ata qytetarë që i përkasin fesë islame. Andaj shtrohet edhe çështja mjaftë diskutabile se sa është ky njeri legjitim për të qëndruar edhe më tej në krye të këtij institucioni?

Për ti dhënë përgjigje kësaj çështje duhet qasur një analize të mirëfilltë rreth kësaj çështje. E para për të qenë në krye të këtij institucioni duhesh të jesh njeri i besueshëm te qytetarët e konfesionit islam se me ndershmërinë më të lartë do e kryeni këtë funksion dhe të keni moral të përsosur. E dyta, për të qenë në krye të këtij institucioni duhesh të jesh i urtë dhe çdo çështje që ka të bëjë me këtë institucion duhet zgjedhur me urtësi(mençuri), dhe e treta është që të pranosh një post të tillë duhesh të jesh i gatshëm për sakrificë. Se a i plotëson këto kritere ky njeri për të qenë në krye të këtij institucioni u ngelet qytetarëve të gjykojnë dhe vlerësojnë.

Andaj të nderuar besimtarë si mund të lejojmë ne si qytetar të këtij konfesioni të udhëheq me ketë institucion një njeri i cili aspak nuk gëzon legjitimitet ku me fjalorin e tij të fëlliqur pa fije turpi mundohet ti nënçmojë ,poshtërojë , shantazhojë të gjithë ata që nuk mendojnë si ai. Ky njeri në disa shkrime të tija mundohet që njerëzit e tillë ti quaj mafioz, spiunë, dashakëqij duke harruar faktin se çfarë cilësi i karakterizojnë këta tipa njerëzish. Andaj shtrohet pyetja se a mund që këta njerëz të quhen mafioz ku asnjeri prej tyre asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk ka dosje kriminale, çështje tjetër ky njeri i quajturi Sulejman Rexhepi këta njerëz i quajti spiunë dhe bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete duke harruar faktin se shpifja në islam rreptësishtë është e ndaluar dhe se ndëshkimi është tepër i rëndë në botën tjetër dhe çështja tjetër ky kryetar i vetëshpallur dhe i përkrahur nga klani i tij; këta njerëz i quajti puçist dhe dashakëqij të islamit edhe këtu duke u përpjekur që duke i akuzuar të tjerët të amnistojë vetveten nga skandalet e shumta të tij ku të tilla skandale u bënë objekt hulumtimi i një mediumi prestigjioz me shikueshmëri më të lartë në botë CNN.

Pse ky njeri disa vite me radhë heshtë lidhur me çështjen e vendit të Burmali Xhamisë duke i ikur sqarimit të opinionit se çfarë po ndodhë me të ku ne si qytetarë të rëndomtë çdo ditë që kalojmë andej shohim një ndërtesë e cila vetëm se është ndërtuar, ndërsa ky çfarë kryetari ka zgjedhur heshtjen dhe në vend që të merret me kthimin e pronave të këtij institucioni ky i fundit ka zgjedhur të shkruaj kolumna lidhur me politikën duke marrë rolin e analistit; duke mos u ndalur qe më me çdo kusht ti largoj nga puna të gjithë ata që ishin këmbëngulës në kthimin e pronave BFI–së ,duke u sjellë me ketë institucion sikur të jetë i tij. Sot institucionin BFI e përbejnë disa organe por shtrohet çështja se sa janë funksionale këta organe duke filluar nga rijaseti, kuvendi e së fundmi edhe krijimi i një organi të ri i ashtuquajtur “Mexhlisi i ulemave” i cili organ është përgjegjës për dhënien e fetfave.

Unë do ti kisha pyetur këta njerëz që e përbejnë ketë mexhlis se çfarë fetfaje mund të japin lidhur me sharjen e Sulejman Rexhepit që ia bëri myftiut Shabani dhe gjithë atyre hoxhallarëve që nuk i shërbejnë atij por i shërbejnë përkushtimit ndaj fesë. Andaj te nderuar besimtar ky mexhlis asnjëherë nuk do mund të jep përgjigje rreth kësaj pyetje duke zgjedhur heshtjen dhe a dini pse se çdo sharje është e ndaluar me islam dhe ky mexhlis ketë të vërtetë nuk mund ta shtrembërojë andaj është edhe jofunksional sepse kanë dy opsione për të zgjedhur ose ti shërbejnë islamit si fe ose Sulejman Rexhepit.

Lajme të ngjashme

Back to top button