Njoftohet nga zyrtarët afganë vdekja e liderit të talebanëve, Mullah Omar

Është njoftuar nga zyrtarët afganë se lideri i talebanëve, Molla Ömeri (Mullah Omar) është vrarë para dy vitesh, raporton Anadolu Agency (AA). Një zyrtarë i lartë i qeverisë afgane i cili nuk është identifikuar me emër ka pohuar për gazetarin e AA se është njoftuar qeveria afgane për vdekjen e Molla Ömerit.

Zyrtari ka pretenduar se Molla Ömeri ka vdekur dy vite më parë në Pakistan si pasojë e një problemi serioz shëndetësor të tij.

Ndërkohë që qeveria e Afganistanit pritet të bëjë një deklaratë publike për mediat në lidhje me rastin në fjalë, momentalisht një e dhënë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nga ana tjetër faza e dytë e takimeve mes qeverisë së Afganistanit dhe talebanëve pritet të zhvillohet të premten në Pakistan.

Talebanët kishin publikuar një mesazh urimi për Fiter Bajramin para dy javësh nga zëri i Molla Ömerit.

– Kush është Molla Ömeri?-

Molla Ömeri lindi në vitin 1960 në fshatin Shah-ı-Himmat në rajonin e Kandaharit, në Afganistan. Në vitet 1980 ka marrë pjesë në sulmet e talebanëve kundër Rusisë dhe si pasojë kishte hubmur edhe njërin sy.

Molla Ömeri gjatë kohës kur Osama bin Laden ishte në krye të el-Kaedës ishte krahu i djathtë i tij. Në vitin 1996 ai u bë lideri i talebanëve. Talebanët u larguan nga qeverisja pas operacioneve ndaj Afganstanit të cilat filluan në vitin 2001.

SHBA-ja ka vendosur edhe një çmim për kapjen e tij prej 10 milionë dollarësh.

Ndërkohë edhe më parë shpesh herë kanë dalë informacione për vdekjen e Molla Ömerit, por ato janë përgenjështruar nga talebanët.

Lajme të ngjashme

Back to top button