Takaj 500 mijë euro shpërblim futbollistëve të Skënderbeut

Edhe pse jo vendimtare, ndeshja dhe rezultati i sotëm i Skënderbeut në “Zimbru Arena” ndaj moldavëve të Milsamit, ka vlera përcaktuese për ecurinë e mëtejshme të korçarëve në Champions League.

Një rezultat pozitiv, çka djemtë e trajnerit Josa do ta synojnë dhe kanë mjaft besim se do t’ia arrijnë, u krijon kampioneve korçarë “luksin”, që në kthim në “Elbasan Arena”, ta kenë më të lehtë për të kapërcyer pragun e turit të tretë të Championsit, që do të ishte një sukses historik për ta.

500 mijë euro shpërblim u ka premtuar presidenti Ardian Takaj futbollistëve të Skënderbeut, një shifër e pa dëgjuar më parë në futbollin shqiptar, që do t’u shpërndahet lojtarëve dhe stafit teknik të skuadrës, nëse arrijnë ta përmbushin këtë mision.

Ndërkohë edhe të ardhurat që do të inkasohen në kasafortën e klubit korçar nga UEFA do të jenë “faraonike”, do të shkojnë në kufinjtë e 3 milione eurove, që do të ishin një garanci financiare që do të siguronte të ardhmen e skuadrës korçare.

Nga sot, për futbollistët e Skënderbeut janë në “lojë” 500 mijë euro për t’u fituar. /Sportal.al /

Lajme të ngjashme

Back to top button