Një gjykatë libiane dënon me vdekje djalin e Kadafit, Seif al-Islam Kadafi

Një gjykatë libiane dënoi sot me vdekje djalin e kolonelit Muamar Kadafi, Seif al-Islam Kadafi si dhe tetë bashkëpunëtorë të tij, pas një procesi të eklipsuar nga dhuna dhe ndarjet politike.
Gjykata me seli në Tripoli, ku mbretëron një koalicion i milicëve islamikë, dënoi me vdekje dhe kryeministrin e fundit të Kadafit, Baghdadi al-Mahmoudi dhe ish-shefin e shërbimeve sekrete, Abdallah Senoussi.
Ata ishin gjykuar për rolin e tyre në shtypjen e përgjakshme të revoltës që i dha fund ish-regjimit në vitin 2011.
Seif al-Islam Kadafi nuk ndodhej në sallën e gjyqit në momentin e dhënies së vendimit, por ishte i lidhur me një video-konferencë.

Lajme të ngjashme

Back to top button