PPD: Kriza ekonomike e politike ka filluar t’i jep efektet e saja negative

Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se kriza e rëndë ekonomike e politike në Maqedoni ka filluara t’i jep efektet e saja negative në dëmtimin e standardit jetësor të të gjithë qytetarëve të saj dhe në veçanti kategorisë më të varfër.

PPD konstaton se mungesa e drunjëve për djegëje në treg si dhe rritja enorme e çmimit të drurit për djegëje vjen si pasojë edhe e pengesave administrative për fitimin e lejeve për prerje të druve që Qeveria i solli vitin e kaluar dhe që për pasojë e patën krijimin artificial të mungesës së drurit për prerje.

PPD konsideron se Republika e Maqedonisë është ndër vendet e rralle të Ballkanit Perëndimor ku qytetarët në masë të madhe e shfrytëzojnë drurin si lëndë djegëse në mungesë të burimeve tjera alternative dhe gazit natyror dhe për këtë Qeveria është dashur të hartojë politika afatgjate të krijimit të një politike stabile energjetike.

Në lidhje me këtë PPD konstaton se masat që  Qeveria këto ditë i solli për stabilizimin e tregut me këtë lëndë djegëse janë të karakterit propagandistik dhe nuk do ta kenë efektin uljes së çmimit të drurit, sepse ato masa janë  të njejtit karakter që ajo i ka sjellur edhe viteve tjera por që efekti ka qenë baras me zero.

PPD konsideron se vetëm liberalizimi i furnizimit të tregut me dru edhe nga importi do të mund ta zgjidhë në mënyrë afatgjate këtë problem sepse çmimi i druve në vendet e regjionit është gati çdokund dyfish më i vogël se sa në Maqedoni.

“Konsiderojmë se një ndër arsyet kryesore të rritjes së çmimit dhe mungesës së druve përveç monopolit të krijuar në këtë lëmi është edhe keqmenaxhimi i ndërmjarrjes “Pyjet e Maqedonisë” nga ana e drejtorit të saj si dhe politika tejet e gabueshme e Qeverisë për punësimin panevojë të  mbi 1000 aktivistëve partiak një vit e më parë dhe për këtë hapi i parë që duhet bërë në këtë drejtim është të ndërpriten këto punësime dhe shkarkohet drejtori Zharko Karaxhoski si një ndër krijuesit e krizës.”, thonë nga PPD.

Lajme të ngjashme

Back to top button