Rudina lë punën shkaku i shtatzënisë
Moderatorja e njohur e Tv Klan, Rudina Magjistari nuk do të jetë më para ekranit gjatë sezonit të ri televiziv.
Pak javë më parë, ajo ka bërë publik lajmin se së shpejti, së bashku me partnerin e saj, do të gëzohen me një fëmije.
Drejtuesit e këtij televizioni kanë vendosur të mos e zëvendësojnë Rudinën gjatë muajve të saj të parë, deri në lindjen e djalit.
Siç mëson Panorama, Rudina do t’u rikthehet pasditeve të saj në muajin janar të vitit të ardhshëm.