BDI: Ibrahim Kelmendi nuk është dhe nuk ka qenë këshilltar i Ahmetit

Bashkimi Demokratik për integrim nëpërmjet një komunikate me shkrim ka deklaruar se Ibrahim Kelmendi nuk është dhe nuk ka qenë këshilltar i Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si dhe nuk është dhe nuk ka qenë anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Qëndrimet publike të z. Kelmendi nuk përfaqësojnë qëndrime të BDIsë dhe në asnjë prononcim ose veprim të tij, Kelmendi nuk përfaqëson as Bashkimin Demokratik për Integrim e as z. Ali Ahmeti”, thonë nga BDI.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button