Pishina më e madhe në botë, do të jetë 50 metra e thellë

Zyrtarë të Universitetit të Essexit në Britani të Madhe, janë duke shqyrtuar mundësitë për të krijuar pishinën më të madhe në botë.

Kjo pishinë e gjatë dhe e gjerë 50 metra, pritet të jetë po ashtu 50 metra e thellë.

Kjo pishinë, që do të ketë ambient si në thellësi të detit e po ashtu edhe si në hapësirë jashtë Tokës, do të jetë një vend ku do të bëhen kërkime detare dhe hapësinore, transmeton Telegrafi.

Projekti që do të kap vlerën e 56 milionë eurove, do të jetë i pari i këtij lloji në Evropë.

Lajme të ngjashme

Back to top button