Orban: Emigrantët e paligjshëm janë kërcënim për të gjithë Evropën

Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se emigrimi i paligjshëm kërcënon vendin e tij dhe të gjithë Evropën, ndërsa rrezikun më të madh e paraqesin qindra milionë njerëz nga “brendësia e Afrikës”, të cilët kërkojnë shpëtim nga varfëria, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në qytetin rumun Baile Tusnad, Orban ka fajësuar Bashkimin Evropian se ka dështuar për të mbrojtur qytetarët e tij nga “vala e emigrantëve të paligjshëm”, i cili, siç tha, është një kërcënim për identitetin kulturor të vendeve evropiane dhe do ti kontribuojë rritjes së terrorizmit, papunësisë dhe krimit.

Deri më tani, gjatë këtij viti, më shumë se 90.000 emigrantë dhe refugjatë mbërritën në Hungari, e cila po ndërton një gardh në kufirin me Serbinë për të ndaluar këtë valë. Shumë refugjatë kërkojnë azil në Hungari, dhe për kohë të shkurtë largohen nga territori i vendit duke u larguar në vendet e BE-së, si Gjermania apo Suedia.

Lajme të ngjashme

Back to top button