Në Krivollak do të shkatërrohen rezervat e fundit të municionit kasetor

Në poligonin e Armatës “Krivollak” sot do të realizohet shkatërrimi i sasive të fundit të rezervave të municionit kasetor, si pjesë e plotësimit të obligimeve të cilat Republika e Maqedonisë i ka si vend nënshkrues i konventës s Oslos,  për ndalimin e municionit kasetor.

Në ngjarjen, siç u paralajmërua, do të marrin pjesë ambasadorja e RF të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Gudrun Shtajnaker, drejtori rajonal i Ndihmës popullore norvegjeze, Emil Jeremiq, përfaqësues të korit ushtarako-diplomatik në Republikën e Maqedonisë, nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë dhe nga Armata e Republikës së Maqedonisë. 

Back to top button