BDI: Formoi grup pune i cili do të angazhohet në implementimin e marrëveshjes së 2 Qershorit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) formoi grup pune i cili do të angazhohet në implementimin e obligimeve që dalin nga marrëveshja për dalje nga kriza politike e nënshkruar më 2 Qershor në mes të liderëve të katër partive më të mëdha politike në vend.

Grupi i punës është në përbërje: Fatmir Besimi –koordinator, Musa Xhaferi, Talat Xhaferi, Abdilaqim Ademi, Bujar Osmani, Artan Grubi.

Grupi i punes do të angazhon edhe ekspertë të tjerë varësisht nga temat që do të jenë pjesë e bisedimeve ndërpartiake.

BDI fton të gjitha subjektet nënshkruese të marrëveshjes të përkushtohen maksimalisht në implementimin e detyrimeve qe dalin nga ajo me qëllim të rrikthimit të stabilitetit politik dhe fokusim në rrugën e integrimeve që do të sigurojë një jetë më të mirë për qytetarët tanë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. BDI ka nje Deputete, zonje e nderuar qe pese shtetet e Ballkanit nuk e Kane. Znj Ermira Mehmeti eshte person me nje qytetari te trasheguar. Sikur Shqipnia te kishte nje Deputete te tille, ne parlament nuk do kishin pas ftyre me ardhe disa monstra qe Jane sot

Back to top button