Struktura e mire sjell lajm të saktë

[Recension: “Vritet komandant Shqiponja”]

Koha - Vritet komandant shqiponja

Që lajmi të ketë strukturë të plotë duhet tu përgjigjet gjashtë pyetjeve bazë dhe të ketë tre elementet kryesore, hyrja, përmbajtja dhe një prapavijë me të dhëna shtesë për individin ose çështjen që trajton ai. Edhepse i shkurtër, lajmi në fjalë është i plotë me të gjitha elementet e rëndësishme të një lajmi.

Koha - Vritet komandant shqiponja 1Linku për te artikulli origjinal: “Vritet komandant Shqiponja”
Data dhe koha e publikimit: 23.07.2015, 14:52
Data e recensionit: 24.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Që në krye, lajmi të jep informacionin bazë që i përgjigjet pyetjes çfarë ka ndodhur. Në vazhdim, ai vazhdon t’ju përgjigjet pyetjeve kryesore të cilat duhet të trajtojë çdo lajm dhe janë baza e parimeve të gazetarisë.

Meqë bëhet fjalë për vrasje të një personi me një veprimtari politike, gazetari ka shfrytëzuar dhe ka cituar edhe burim zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme për të konfirmuar rastin dhe kjo e bën atë më të besueshëm për lexuesit. Ky është një shembull se si duhet të transmetohen te publiku lajmet për vrasje dhe vdekje të individëve të cilët identifikohen me emër dhe mbiemër, në një kohë që mediat gjithmonë e më shumë bëjnë gabimin e publikimit të lajmeve të kësaj natyre, të pakonfirmuara zyrtarisht, që jo rrallë herë kanë rezultuar edhe të jenë të pa sakta.

Pjesë e rëndësishme e këtij lajmi, por që duhet të jetë edhe pjesë e të gjithë lajmeve, është “background”-i ose informacionet shtesë, në këtë rast, të dhëna mbi jetën dhe veprimtarinë politike të personit në fjalë. “Background”-i i nevojitet lexuesit për të kuptuar rolin e këtij subjekti në sferën politike dhe pse ka qenë e rëndësishme për median që t’i kushtojë hapësirë kësaj ngjarje.

Gazetari ka ndërtuar lajmin me profesionalizëm dhe me përgjegjësi të plotë, siç duhet të bëjë çdo gazetarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button