Saimir Merja, mes 7 viktimave të shpërthimit në fabrikën e Barit

Ka shkuar në 7 numri i viktimave të fabrikës së fishekzjarreve që shpërtheu në Modunjo, në periferi të Barit mes tyre dhe emigranti shqiptar Saimir Merja. Mbrëmjen së premtes vonë, 24 korrik 2015, në spital humbi jetën Michele Pellicani, kushëriri i sipërmarrësit.

Ndërkohë po marrin mjekimin në spital edhe 4 persona të tjerë, dy prej tyre janë në gjëndje të rëndë, transmeton Oranews.

Mes viktimave edhe një shqiptar, Saimir Merja, 28 vjeç.

Viktimat e tjera janë një shtetas italian dhe 4 të tjerë shtetas italianë.

Zëvendësprokurori i Barit, Xhuzepe Volpe, është cituar nga mediat italiane të thotë se mund të ketë viktima të tjera, por është ende herët për t’u futur në brendësi të godinës së rrënuar.

Sipas mediave italianë, fillimisht ka shpërthyer një furgon i mbushur me fishekzjarre që ndodhej brenda godinës, e më pas e gjithë fabrika është përpirë nga flakët.

Në çastin e shëprthimit, në fabrikë ishin 14 vetë, ndërsa mësohet se po punohej me kapacitet të plotë për prodhimin e fishekjzarreve që priteshin të shiteshin për kremtimin e disa festave të ndryshme të këtyre muajve.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa njerëzit kanë menduar mos kishte rënë ndonjë tërmet apo është rrëzuar ndonjë pallat.

Zona u izolua totalisht nga forcat karabiniere dhe ato zjarrëfikse, si dhe plot 118 ambulanca për t’i ardhur në ndihmë personave në nevojë ndërsa dy avionë u vunë në lëvizje për të shuar zjarrin e përhapur edhe në një pyll aty pranë.

Ndërkohë njësia anti eksploziv ka bërë shpërthimin e telekomanduar të godinës për të kufizuar nën gërmadha lëndën plasëse që ndodhej brenda.

Për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti italian, Serxho Matarela, i cili përveç ngushëllimeve për familjarët e viktimave ka kërkuar zbardhjen sa më shpejt të çështjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button