Katër vjet nga vrasja e “Heroit të Kosovës” Enver Zymberi

Para katër vjetësh Qeveria e Kosovës vendosi që forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të ndërhyjnë në veri të Mitrovicës për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, të cilat deri në atë kohë kontrolloheshin nga bandat kriminale serbe.

Gjatë këtij aksioni u vra pjesëtari i “ROSU”, Enver Zymeri, ndërsa policia e Kosovës nuk qëndrojë në ato pika as 24 orë, por u tërhoq.

Tani, pas katër vitesh, askush nuk është dënuar për vrasjen e Heroit të Kosovës, ndërsa pesë serbë po kërkohen ndërkombëtarisht si të përfshirë në vrasjen e tij.

Zymberi u përkujtua dje nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë qeveritarë, ndërsa u bënë homazhe tek varri i tij në fshatin Dubovc.

Pas vrasjes polici Enver Zymberi është dekoruar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button