Beckham investon në aplikacionin “MyEye”

Ish-futbollisti i famshëm anglez, David Beckham ka njoftuar se ka vendosur të investojë dhe të jetë ambasadori i një aplikacioni të ri që ka themelues britanikë.

“MyEye” është një aplikacion i ri i krijuar nga Mark Betteridge, Lee Musgrave dhe Paul Kavanagh me qëllim që t’iu ndihmojë njerëzve për të shpërndarë me të tjerët momentet e paharrueshme.

Aplikacioni mundëson që njerëzit të publikojnë incizime dhe t’i ndajnë ato me miqtë direkt, teksa përdoruesit tjerë kanë mundësi të reagojnë në këto klipe dhe të “vizitojnë” botën përmes klipeve të miqve.

Videot ruhen pasi të kalojnë 72 orë pas transmetimit të drejtpërdrejtë, duke iu dhënë edhe një mundësi miqve për të shikuar atë nëse nuk ishin online në kohën e incizimit direkt.

“Gjithmonë do të përkrahi dhe të qëndroj prapa bizneseve britanike që kanë kualitetet dhe vizionin për të arritur një transformim të vërtetë në skenën globale, dhe besoj se ‘MyEye’ ka potencialin për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit lidhen përmes rrjeteve sociale”, ka thënë Beckham, raporton “DigitalSpy”, transmeton koha.net.

“MyEye” është në dispozicion për shkarkim falas në iOS dhe Android.

Lajme të ngjashme

Back to top button