Arifi: Komunat pa kapacitet për të siguruar fonde evropiane

“Komunat në Maqedoni nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për t’i shfrytëzuar fondet financiare të BE-së”, tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, raporton REL.

Sipas Arifit, e cila më parë ishte Zëvendëskryeministre për Integrimin Evropian, edhe pse për shumë vite me rradhë ekziston mundësia e shfrytëzimit të parave nga BE, vetëqeverisjet lokale, respektivisht të punësuarit, nuk kanë përvojë të duhur në këtë fushë.

“Këto janë fonde që ju janë të garantuara, por nga ju varet a do t’i tërhiqni. Mendoj se procedurat tona tepër të gjata administrative, taktikat, sjelljet joserioze ndaj këtyre fondeve absolutisht ndikojnë në shfrytëzim më të vogël, që nuk është e mirë për qytetarët, sepse ata janë përfituesit e fundit. Administratat lokale, sipas asaj që unë shoh në përgjithësi, kanë kapacitete më të dobëta administrative që të mund të punojnë në këto çështje. Duhet që pak më shumë të investohet në ndërtimin e administratës, e cila do të jetë kompetente, e cila do të mund të punojë në këto çështje”- tha kryetarja e komunës.

Ajo vlerëson se projektet e komunës së saj të lidhura kryesisht me fondet IPA përfaqësojnë një shfrytëzim solid.
“Ne kemi dy projekte aktuale nga bashkëpunimi ndërkufitar me Shqipërinë. Njëra është me Komunën e Korçës, projekt për zhvillimin e teatrit dhe projekti i dytë shkon me Komunën e Elbasanit për hapje të pikave për informim turistik. Përgatitëm projekt për shtigje këmbësorësh në kuadër të Malit Sharr, që mendojmë se do të ishte projekt i mirë me ndonjë nga komunat kosovare deri në kufi. Bashkë me Manastirin dhe Strumicën, pra u bëmë qyteti i tretë ku veçmë po mbaron përgatitja e dokumentacionit për qendër më të pastër për tërë Komunën e Tetovës”, tha Arifi.

Sipas përvojës me euro-integrimet në nivel qendror dhe atë lokal, Arifi vlerëson se të gjithë qytetarët duhet të bëjnë përpjekje për t’u kyçur në projektet dhe arritjet e standardeve të BE-së ose me një fjalë të evropianizohet shoqëria. “Mendoj se nuk është punë e vogël që qytetarët të njoftohen më shumë me Evropën dhe vlerat e saj. Mendoj se ne jemi të orientuar drejt saj si komunë. Dhe të kemi kredibilitet dhe imazh të komunës, që mund të përballet me ato procedura fillimisht, por gjithashtu edhe qytetarët ta ndjejnë atë” deklaroi ajo.

Maqedonia ka shfrytëzuar 35% nga fondet e BE-së përmes Istrumentit për Ndihmë Para-Anëtarësuese./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Puna e pare per te nisur me i zgjidh ceshtjet eshte te fillosh te flasish per to, sukurse po lexojme ne kete shkrim. Por kjo nuk mjafton per ato qe kane pergjegjegjesine per te gjet zgjidhje dhe jo vetem per te konstastuar gjendjen. Prandaj uroj qe, z-nja Arifi dhe jo vetem ajo, te ulen me koleget e tyre dhe te gjejjne rruget dhe menyrat e fuqizimit te ketyre kapaciteteve ne nivel komunal dhe te hartojne masa efkase per realiyimin e tyre edhe ne kushte te nje lemshi administrativ ( edhe te qellimshem) qe pamundeson realizimin edhe ashtu te paket te tyre. Me duhet te shtoj, nga informacione te ndryshme, se keto kapacitete nuk jane edhe inegzistente. Ka shume shoqata joqeveritare qe jane shume efikas dhe aktive ne kete drejtim dhe qe jane gadi ne cdo komune. Kesaj duhet shtuar edhe nje instrument shume i fuqishem( qe duhte te jete) sikuirse universitietet tona. Valle per cka i kemi ato, a nuk eshte koha qe te ulen te gjithe bashke dhe te tejkalojme kete mangesi .Duhet pregaditurt per nje te neserme ku keto proekte qe tani i mundesohen Maqedonise jane loje ne krahasim me ato qe do te mundesohen dhe realizohen me vone.
    Pra formimi i ketyre kapaciteteve eshte “domosdoshmeri” per te qene sadopak ne rrjedhat e kohes.

Back to top button