LSDM: Zvrlevski nuk ka kredibilitet për të qenë prokurori i “bombave”

Materialet e përgjimit dhe përmbajtja e saj janë detyra e prokurorit të posaçëm publik. Ai duhet të punon në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, i çliruar nga duart e Gruevskit, ai do të mund të merr vendime të cilat do t’i beson publiku, tha në konferencë të shtypit Petre Shilegov, zëdhënësi i LSDM-së.

Ai thotë se “Zvrlevski tregoi joprofesionalizëm, i cili është i lidhur drejtpërdrejtë me Gruevskin”. Shilegov shtoi se “më kot Zvrlevski do të tregon se paska filluar të punon”.

“Zvrlevski s’ka integritet dhe kredibilitet as profesional e as moral. Prokurori i posaçëm duhet t’i ketë pikërisht ato cilësi. Asgjë as s’është qartësuar, e as pregaditur. E vetmja gjë që mund ta bën Zvrlevski është të jep dorëheqje”, deklaroi Shilegov.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button