Recension: Optimizmi i Gruevskit për fitore në zgjedhje ka bazë serioze

Para nesh kemi një kontribut i cili e tepruar me lavdërimin e kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së. Këtë e bën në mënyrë aq të theksuar sa duket sikur është “lajkatare” dhe shkakton një ndjenjë të pakëndshme. Fitohet përshtypja edhe se analisti është zgjedhur që ta lartësojë partinë në pushtet dhe t’i parashohë fitore të re zgjedhore Gruevskit!
www.alfa.mk_News.aspx_id=96794#.Va0oDvmqqkpLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Optimizmi i Gruevskit për fitore në zgjedhje ka bazë serioze

Data dhe koha e publikimit: 20.07.2015, 17:31:57

Data e recensionit: 21.07.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

Anshmëria ndaj kryeministrit vërehet në çdo fjali të kontributit, e intonacion të tillë ka edhe titulli pretencioz. Artikulli që tani parasheh se Gruevski do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare që duhet të mbahen në prill të vitit të ardhshëm (2016).

Prognozën e këtilll e bazon në një fragment nga intervista e kryeministit që e ka dhënë për një medie tjetër dhe në qëndrimin e drejtorit të Universitetit “Euro-Ballkan”, Aleksandar Dashtevski.

Deklaratat e tyre janë transmetuar saktë. Vetëm se, për çfarë objektiviteti të vlerësimit dhe të kontributit në përgjithësi mund të flitet, nëse materiali bazohet në mendimin e Dashtevskit – i cili në paraqitjet e tij publike e mbron pushtetin, dhe e kritikon оpozitën dhe në deklaratën e kryeministrit, ku ai thotë:

“Optmizmon e bazoj në besimin e popullit se di ta bëjë zgjidhjen e vërtetë. Ne punojmë shumë. Ne e realizojmë atë që e kemi premtuar. Ne e mbajmë fjalën e dhënë. Ne kemi program, të cilin e realizojmë…”

 

EKSPERTI DHE FITORJA E KRYEMINISTRIT!

Poashtu, në këtë kontribut jashtëzakonisht të anshëm, qëndrimi i Dashtevskit gjeneralizohet dhe paraqitet si perceptim dominant i ekspertëve. Dhe, me këtë rast konstatohet:

“Analistët politikë konsiderojnë se optimizmi i Gruevskit për fitore edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka bazë serioze. Pozitën më të mirë fillestare e shohin në projektete e realizuara dhe në investimet dhe vendet e reja të punës…”

Kundrjt qëndrimit profesional i cili nënkupton se duhet të kërkohet së paku edhe një mendim.

Mirëpo, materiali që e recensojmë është shumë larg standardeve të profesionit të gazetarisë, të cilat parashohin që në temën e cila trajtohet të përfshihen të gjitha palët. Në rastin konkret, shihet se aspak nuk ka pasur një qëllim të tillë. Përkundrazi, ideja, ka qenë të përkrahet vija e pushtetit, e më konkretisht, e kryeministrit!

Lajme të ngjashme

Back to top button