Qyteti i Shkupit: Shtabi për mbrojte dhe shpëtim i gatshëm për përballje me zjarre

­ Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit është tërësisht i përgatitur që të përgjigjet në të gjitha sfidat dhe rrezikun e rritur nga paraqitja e zjarreve për shkak të temperaturave të larta në periudhën e verës, kumtoi sot Zyra për informacione e Qytetit të Shkupit.

Shtabi, sipas kumtesës disponon me 65 cisterna, mbi 20 automjete transportuese, tetë skipe 11 automjete bobket, një ekskavator të madh dhe pajisje tjetër për shpëtim të zjarreve në mjedis urban dhe në hapësië rë hapur, si dhe më shumë automjete të lehta terreni. Rreth 500 persona është potencili njerëzor, me të cilin disponon Shtabi, të cilin e përbljnë ndërmarrjet publike “Ujësjellës dhe kanalizim”, “Parqe dhe gjelbërim”, “Rrugë dhe rrugica”, “Higjienë komunale”, “NPQ ­ Shkup, “Parkingjet e qytetit” dhe “Brigada për mbrojtje zjarrëfikëse e Qytetit të Shkupit.

Javën e kaluar Brigada për mbrojtje zjarrëfikëse e Qytetit të Shkupit ka pasur 74 intervenime, 60 nga të cilat në hapësirë të hapur 3 në objekte, 3 intervenime teknike dhe 5 intervenime tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button