Aplikimi për bursë të plotë për studime për gjuhën osmanishte deri më 31 gusht

Ministria e Arsimit dhe Shkencës iu bëri thirrje të interesuarve për studime diplomatike dhe për pasuniversitare për gjuhën osmanishte të aplikojnë për bursë të plotë nga MASH­i për të cilën konkursi është në vijim dhe përfundon më 31 gusht.

Sikur vitin e kaluar, ashtu edhe për këtë vit MASH ka dedikuar 20 bursa të plota për ciklin e parë dhe të dytë në këtë sferë.

Kandidatët duhet të regjistrohen në studimet për gjuhën e vjetër turke në njërën prej katedrave për studime osmane në fakultete nëpër botë, të cilat MASH i ka publikuar në ueb­faqe (p.sh. Stamboll, Sarajevë, Sofje…) Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski deklaroi se ideja është që të aftësohet kuadri i cili do të punojë në përkthim, interpretim, analizë dhe përpunim të një numri të madh të dokumenteve të vjetra,, nënshkrime dhe materiale të rralla të cilat janë në arkivat në Maqedoni dhe në ato që janë në dispozicion jashtë vendit, në biblioteka, si dhe në librat e pronësisë dhe të cilat janë shkruar në gjuhën e vjetër turke, e cila është ndryshe nga gjuha moderne turke sepse është përzierje nga gjuha arabe dhe persike.

Lajme të ngjashme

Back to top button