Liria e kombinuar mundi të rinjtë e Maqedonisë

Skuadra basketbollstike Liria nga Shkupi, nuk kishte nevojë për tu lodhur shumë në ndeshen kontrolluese dhe miqësore që luajti me të rinjtë e Maqedonisë. 
Ndeshja në fjalë është luajtur në sallën “Parku i Qytetit” (aty ku ndeshjet i luan skuadra e Rabotniçkit) dhe ka mbaruar me rezultat 98:77. 

Kjo ndeshje nuk ka qenë e rëndësishme për pikë, por sa për të plotësuar një vend bosh që është në Ligën e parë. 
Kjo ndeshje i ka shërbyer trajnerit të Lirisë, Marjan Ilievski për tu dhënë rastin të gjithë lojtarëve, e sidomos atyre që nuk kanë marrë shumë hapësirë në ndeshjet kampionale. Në këtë duel te ekipi i Lirisë më efikas ishte Stajiq me 20 pikë, Tasovski 14, Karakolev 13, Trajkovski 11, kapiteni Labinot Idrizi me 10 dhe Ardit Mehmeti me 6 pikë. Amerikani Tyron Nared realizoi 7 pikë.

Në anën tjetër te reprezentacioni i Maqedonisë më i dalluar ishte Bullatoviq me 16 pikë dhe Ilievski me 15 pikë. Në mesin e atyre që luajtën për Maqedoninë ishin edhe dy shqiptarët, Emir Eshtrefi (basketbollist i NBA Çair), që shënoi 3 pikë dhe Jetmir Zeqiri me 4 pikë. 


(Dueli Mehmeti – Zeqiri, anëtarë të KB Liria, por tani Zeqiri me fanellë të Maqedonisë)

Të përkujtojm se Zeqiri është basketbollist i KB Liria, ndërsa sot në duel ishte me shokun e tij të ngushtë të klubit, Ardit Mehmetin. 

Ndeshjet e xhiros së tretë në Ligën e parë të Maqedonisë luhen të premten dhe të shtunën, ku do të takohen: Rabotniçki-Kumanova, Kozhuvi – Karposh Sokoli, Strumica-Pelisteri  dhe Vardar – Feni Industri. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button