Juventusi hedh sytë tek ish ylli Interit

Drejtuesit e Juventusit janë në kërkim të një mesfushori kreativ. Në listën e Kampionit të Italisë janë disa emra të lojtarëve që mund të zbarojnë në Torino.

Julian Draxler është emri i fundit që është përmendur si përforcim i mundshëm i Juventusit, derisa më herët janë përmendur edhe emrat e Oscarit (Chelsea) Mesut Ozilit (Arsenal) dhe Iscos (Real Madrid).

Por, të lartpërmendurit mund t’i kushtojnë shtrenjtë Juventusit. Dhe për këtë, ekipi torinez i ka hedhur sytë nga ish ylli i Interit, Wesley Sneijder.

La Repubblica shkruan se Juventusi ka ofruar milion euro Galatasarayt për ta liruar yllin holandez.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button