Bashkëthemeluesit e Google, fitojnë 8 miliardë dollarë në një ditë

Bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin sapo i kanë shtuar nga 4 miliardë dollarë pasurisë së tyre, dhe kjo falë ndryshimeve në tregun e aksioneve.

Aksionet e kompanisë së tyre gjatë kësaj jave shënuan rritje prej 16 për qind më tepër se pritjet normale për tre mujorin e fundit, duke rritur edhe më shumë disiplinën e shpenzimeve të kompanisë, raporton Time, transmeton Koha.net.

Të premten e kaluar aksionet u përmbyllën në 672,93 miliardë dollarë, një rritje ditore prej më shumë se 93 miliardë dollarë për gjithë kompaninë, dhe në rritje shumë të lartë të aksioneve të mbajtura nga Page dhe Brin, detaje këto të raportuara nga Bloomberg.

Ky ka qenë viti më i mirë deri më tani për Page dhe Brin, pasuria e të cilëve ka pësuar një rritje prej 14 për qind në këtë vit, për secilin nga 7 miliardë. Kurse sipas ‘Indexit të Miliarderëve të Bloomberg’ Eic Schmidt, i cili ka në pronësi 1.3 për qind të ‘Google’ ka pasur një rritje të pasurisë në 22 për qind, gjatë këtij viti.

Ky është përfitimi më i madh ditor në histori. Kjo ngritje e ka bërë ‘Google’ kompaninë e dytë më të madhe, pas rivalëve të Apple, të cilët kanë një pasur një përfitim prej 746 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button