Shorti takon kosovarët me serbët
Është hedhur sot shorti për garat evropiane të hendbollit, ku skuadrat kosovare kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Pas këtij shorti veçohet përballja e Kastriotit të Ferizajt (meshkujt) me Radniçki Kragujevcin e Serbisë. Sfida do të zhvillohet në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Challenge, shkruan Zeri.
Prishtina në konkurrencën e meshkujve do të përballet në Kupën Challenge me skuadrën boshnjake, Çeliku të Zenicës.
Kosova e Vushtrrisë që merr pjesë në Kupën Challenge, por në rrethin e dytë do të takohet me ekipin nga Gjeorgjia, Samtredia.
Shqiponja do të luajë me Pelisterin e Maqedonisë, në rrethin e tretë të Kupës Challenge.