Në Shkup nuk ka syze dielli si ato të kryeministrit Gruevski

Syzet për diell “maybach” siç i mban kryeministri Nikolla Gruevski nuk ka nëpër dyqanet e Shkupit, informon Meta.

Qeveria mbrëmë doli me demant pas informacioneve në disa mediume se Gruevski mban syze për diell “maybach” që kushtojnë 60 mijë dollar.

“Syzet për diell aspak nuk janë prej diamanti apo luksoz siç është theksuar, por janë të thjeshta të blear me një çmim mesatar, siç mund të blihen në çdo dyqan të thjeshtë në Shkup”, thuhet në demantin e Qeverisë.

“Meta” ka bërë një hulumtim nëpër dyqanet optike në Shkup dhe ka kërkuar syze “maybach”, ashtu siç, sipas logos në foto, mban kryeministri.

Në disa dyqane as nuk e dinin se për çfarë syze bëhet fjalë, gjithmonë na kërkonin që të përsërisim edhe njëherë emrin, ndërsa në të tjera thonë që nuk ka dhe na përcillnin me buzëqeshje.

Në dyqanet optike ku jemi paraqitur kanë mohuar se kanë syze të tilla dhe kanë theksuar se nuk ka ashtu syze edhe nëpër dyqanet me të cilat ata bashkëpunojnë dhe thonë se sigurisht janë blerë diku jashtë.

Edhe në faqen zyrtare të „maybach“, Maqedonia nuk është në mesin e shteteve ku shitet ky brend.

Në fotografinë e publikuar të kryeministrit, qartë shihet se bëhet fjalë për brendin “maybach”, ndërsa në demantin e qeverisë nuk theksohet brendi as çmimi i syzeve që mban kryeministri.

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov ka shkruar në mënyrë ironike se kur të kthehet Gruevski nga Izraeli, dorë për dore do të shkojmë nëpër dyqane në Shkup për të blerë këto syze. Nëse janë me çmim mesatar siç thonë nga qeveria, un i blej një palë dhe do të ja dhuroj personit të parë që do të takoj më pas në rrugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button