“Selfi-shkopinjtë” po ndalohen masovisht

Gjithnjë e më shumë muzetë, parqet për zbavitje dhe stadiumet sportive po e ndalojnë përdorimin e “Selfi- shkopinjve”, duke besuar se ata paraqesin rrezik për sigurinë, raporton Hitportal.

Për këtë shkak, për shembull, organizatorët e këtij viti të turneut të tenisit në Uimbëldon, “Selfi-shkopinjtë” i vendosi në të njëjtin grup me thikat, gazin lotsjellës dhe paisjet tjera të rrezikshme.

Përdorimi i shkopinjve për telefonat celularë, që shfrytëzohen për të kapur staf më të mirë i ndaloi edhe parku më i madh zbavitës në Evropë, “Parku Evropa” në Gjermani, me arsyen se paraqesin rrezik për sigurinë.

I ndaloi edhe Instituti Amerikan “Smithsonian” dhe të njejtën e bënë edhe muzeumet e mëdha në: Boston, Nju Jork dhe Los Angeles./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button