Greqi, rritet TVSH dhe çmimet e të mirave
![](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2015/03/Ekonomia-e-Greqis--.jpg?fit=640%2C356&ssl=1)
Prej sot në Greqi zbatohet rritja e re e TVSH-së prej 13- 23 %, që shakton shtrenjtimin e një sërë prodhimeve dhe shërbimeve, raporton MIA.
Në dyqanet në Greqi prej sot më të shtrenjta janë disa lloje të mishit, vaji i gatimit, kafeja, çaji, kakaoja, uthulli, kripa, lulet, plehu kimik, druri për zjarr, pesticidet, linesat higjenike dhe prezervativët.
Tatimet e reja i goditën edhe shërbimet në restorante dhe në kafene, shërbimet funerale, transportin e taksive, traekteve, shkollave shtesë dhe shkollave të gjuhëve të huaja.
Pas tre javësh pushim, prej sot filluan me punë edhe bankat, por limiti ditor për tërheqjen e parave kesh nga bankomatët mbetet 60 euro. Megjithatë qeveria njoftoi se nga e diela limiti do të arrijë në 420 euro./Portalb.mk