Ftohen mërgimtarët të përfundojnë procesin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje

Shefi i Sektorit të Urbanizimit në Komunën e Gostivarit, Jeton Salija ftoi mërgimtarët që gjatë qëndrimit në vendlindje të përmbyllin lëndët e tyre për legalizimin e objekteve, për shkak se edhe afati përfundimtar skadon me mbarimin e këtij viti. “Ftojmë mërgimtarët ta shfrytëzojnë mundësinë që brenda kohës të përmbyllin lëndët dhe të kryejnë me legalizimin e objekteve”, tha Salija për Radio Vala.

Ai ftoi qytetarët të përmbyllin procesion e legalizimit, për shkak se edhe afati ligjor po afrohet. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Gostivarit që aplikuan për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, ta shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore për legalizimin e objekteve të tyre, dhe deri më 31 Dhjetor – 2015 të dorëzojnë elaboratet gjeodezike me qëllim që të legalizojnë objektet e ndërtuara pa leje në periudhat e më hershme”, vijoi Salija.

Një pjesë e konsiderueshme e kërkesave për rregullimin e statusit juridik te objekteve te ndërtuara pa leje, janë bërë nga ana e mërgimtarëve.

Nga fillimi i procesit të legalizimeve dhe deri më tani, nga gjithsej 8692 kërkesa të dorëzuara nga ana e qytetarëve për rregullimin e statusit juridik te objekteve te ndërtuara pa leje, vetëm 3150 lëndë janë përmbyllura me aktvendime të plotfuqishme dhe pronarët kanë fituar tapinë e objekteve të tyre.

Rreth 250 lëndë kanë konkluzion për të paguar legalizimin dhe për të përmbyll procesin e legalizimit, dhe janë 50 lëndë të cilat janë në fazën përfundimtare që kanë plotësuar kushtet dhe po përgatisin dokumentacionin teknik për tu përgatitet aktvendimi për legalizim.

Lajme të ngjashme

Back to top button