Ilir Shaqiri do të këndojë në fushatën e BDI-së?
Informacionet se këngëtari i famshëm Ilir Shaqiri mund të angazhohet në fushatën e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka sjellë reagime të shumta te opinioni publik shqiptar.
Shaqiri është autor i shumë këngëve për UÇK-të dhe trimat e saj, ndërsa gjatë kohës që BDI ka qënë në qeverisje janë vrarë e arrestuar dhjetëra e qindra ushtarë të UÇK-së.
“Koha Ditore” ka informuar se këngëtari nga Kosova, Ilir Shaqiri, i njohur për këngët e tij me motive patriotike, këto ditë po qëndron në Maqedoni. Ai është parë shumë i afërt me zyrtarë të lartë të partisë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim.
Të dielën Ilir Shaqiri ka shoqëruar zyrtarët e BDI-së edhe në një takim me mërgimtarët shqiptarë nga Prespa.
Siç mëson Koha Ditore nga burime brenda BDI-së, Ilir Shaqiri ka shumë gjasa që të angazhohet nga kjo parti në fushatën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 24 prill 2016.
Këngëtari nga Kosova mësohet se do të këndojë edhe himnin paraelektoral të BDI-së me motive nga konflikti i armatosur i vitit 2001.