Parashikimet dhe konstatimet nuk janë gazetari

[Recension: Alkoill paralajmëroi  : Mijallkov, Jankullovska së bashku me Gruevskin nuk shkojnë në burg!]

Asnjë supozim i pa argumentuar nuk mund botohet si lajm. Aq më tepër duhet pasur kujdes kur kemi çështje me interes të madh publik dhe kur informacione mund të sjellin keqinformim ose keqinterpretim. Gjithçka duhet bazuar mirë në fakte.

 

Alkoill fullscreenLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Alkoill paralajmëroi: Mijallkov, Jankullovska së bashku me Gruevskin nuk shkojnë në burg!

Data dhe koha e publikimit: 15.07.2015

Data e recensionit: 17.07.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Teksti që po recensojmë mban konstatime dhe përfundime të cilat nuk janë të argumentuara. Në tekst thuhet: “’Dorëheqjet e kabinetit të Gruevskit janë nënshkruar në Bruksel! Zaevi do ti amnistoj’, u hodhën sinjalet e para se lufta e Zaevit dhe Gruevskit tani më kishte hyrë në një fazë tjetër për amnestimin  e kabinetit të Gruevskit”. Këto konstatime nuk janë të bazuara në asnjë burim. Më tepër janë një interpretim i marrëveshjes së autorit. Konstatim të tillë nuk mund të sillen duke u bazuar edhe tek marrëveshja e cila flet për ngritjen e një prokurorie speciale për të bërë hetime.

Pavarësisht arritjes së marrëveshjes së ditës së sotshme në mes liderëve politikë në vend ku Zoran Zaev deklaroi  partia e tij do të propozoj prokuror special që do të merret me hetimin e fakteve dhe argumenteve nga projekti  “E vërteta për Maqedoninë” një gjë është e sigurt se lëndët dhe aktorët kryesorë do të ngelin të pa ndëshkuar.

Tekstit gjithashtu i mungojnë edhe qëndrimet e palëve. Kjo e bën lajmin të njëanshëm.

Teksti mund të sillte interpretime të marrëveshjes nga vëzhgues të ndryshëm, kjo është e lejueshme, por duke e bërë të qartë se gazetari citon këtë opinione.

Gjithashtu edhe përmbajtja rreth publikimeve për rastin “Mostra” ka ndërthurje të  opinioneve personale dhe fakteve.

Një lexues në tekstin që recensojmë has në komente, konstatime dhe qëndrime politike të autorit të tekstit.

Lajme të ngjashme

Back to top button